Verratti i thotë Guardiolës të ‘mbyllë gojën’

Ka qenë një moment i çuditshëm gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kur ylli i PSG-së Marco Verratti i tha trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, që të ‘mbylle gojën’.

Sport

29/04/2021 08:52

Incidenti ndodhi gjatë kohës kur PSG po kryesonte 1-0 ndaj Man Cityt në Parkun e Princave, transmeton lajmi.net.

Lojtarët janë duke u dëgjuar më shumë nga mikrofonët në stadium, i cili është pa tifozë.

Komentuesit e Sky Sport Italia vunë re se ai tha: “Çfarë doni? Hesht! ”

Kjo besohet të ketë qenë në momentin kur Verratti bëri një ndërhyrje dhe Guardiola po kërkonte që ai të ndëshkohej me të verdhë.

Man City e fitojë këtë ndeshje me rezultat 2-1./Lajmi.net/