Vërmicë: Dogana gjen mallra të padeklaruara në vlerë rreth 1 mijë e 500 euro

Dogana e Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë ka ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja. Gjatë kontrolli, drejtuesi i automjetit ka mohuar të ketë mallra për të deklaruar, por përsëri automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në automjet ndodheshin mallra…

Lajme

01/04/2026 15:49

Dogana e Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë ka ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja.

Gjatë kontrolli, drejtuesi i automjetit ka mohuar të ketë mallra për të deklaruar, por përsëri automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar se në automjet ndodheshin mallra të padeklaruara, me një vlerë të përafërt rreth 1,500 euro.

“Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në luftimin e dukurive të kundërligjshme, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbrojtje të ekonomisë së vendit”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: