Zëvendëssekretari amerikan para vizitës në Kosovë: Do ta riafirmoj angazhimin e SHBA-së për ekonomi dhe qeverisje demokratike
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku më pas do të jetë në Kosovë Serbi. Verma tha se mëzi pret të jetë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe…
Lajme
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku më pas do të jetë në Kosovë Serbi.
Verma tha se mëzi pret të jetë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit.
“Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Verma.
Për vizitën e tij dje ka njoftuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili tha se gjatë vizitës së tij, ai do të diskutojë “për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve”.
I look forward to traveling to Albania, Kosovo, and Serbia this week to reaffirm the United States’ commitment to furthering economic cooperation, democratic governance, and the rule of law with countries of the Western Balkans.https://t.co/bDHJSYMBYD
— Richard R. Verma (@DepSecStateMR) January 7, 2025