Veriorët miratojnë statutet ilegale

Qeveria thotë se nuk janë të pranueshme statutet e miratuara nga katër komunat në veri të Kosovës.

Lajme

14/03/2014 05:52

Përveçse janë shmangur simbolet dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës”, referencë e statuteve të katër komunave veriore është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e Brukselit, si dhe bashkëpunimi i tyre me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se i kanë evidentuar shkeljet ligjore dhe nëse nuk bëhen përmirësimet e nevojshme statutet do të konsiderohen ilegale.

Kjo mund t’i çojë komunat në zgjedhje të jashtëzakonshme.