Veretout pritet të largohet nga Roma – takimi me Mourinho nuk pati rezultate pozitive

Jordan Veretout prite të largohet nga Roma në fund të këtij sezoni.

Sport

30/03/2022 13:52

Një nga lojtarët kyç të Romës këtë sezon, Jordan Veretout duket se do të largohet nga ‘Olimpico’ në fund të këtij sezoni.

Sipsa ‘Corriere dello Sport’, lojtari u takua me Jose Mourinho së fundmi, por i ka bërë të ditur trajnerit se nuk do të vazhdojë qëndrimin, pa një kontratë të re, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi francez ka vëmendjen e Milan, të cilët janë gati të bëjnë një lëvizje për transferimin e tij.

Veretout ka marrëveshje deri në vitin 2024, me një pagë prej 3.5 milionë eurove për vit. Por, kërkesat e tij janë ndryshuar.

Lojtari kërkon tashmë një pagë prej 6 milionë eurove në vit, përndryshe nuk do të luajë më për Romën. /Lajmi.net/