Veprimi i Supremes, Deliu: Kjo tregon qartë se në këtë Qeveri ligji injorohet për interesa personale – Diktatura nuk kalon
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje Hekuran Murati për punën e arkave fiskale. Në lidhje me këtë, Deliu Kodra ka thënë se Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm, shkruan lajmi.net. “Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje Hekuran Murati për punën e arkave fiskale.
Në lidhje me këtë, Deliu Kodra ka thënë se Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm, shkruan lajmi.net.
“Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje). Ky akt është i pavlefshëm dhe tregon qartë se në këtë qeveri ligji injorohet për interesa personale. Diktatura nuk kalon”, thuhet në postimin e Deliu-Kodrës. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: