Veprimi i Cancelos duartrokitet nga tifozët e Cityt, ndryshoi kahje vetëm që mos ta shkelte emblemën e klubit anglez

Joao Cancelo bëri një veprim të cilin e përshëndetën tifozët e Manchester Cityt para ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi i krahut është aktualisht në huazim të gjiganti bavarez dhe ishte pjesë e ekipit gjerman edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Cityt në stadiumin “Etihad”, transmeton lajmi.net. Teksa mbërriti në “Etihad” për…

Sport

12/04/2023 10:15

Joao Cancelo bëri një veprim të cilin e përshëndetën tifozët e Manchester Cityt para ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut është aktualisht në huazim të gjiganti bavarez dhe ishte pjesë e ekipit gjerman edhe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Cityt në stadiumin “Etihad”, transmeton lajmi.net.

Teksa mbërriti në “Etihad” për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mbrëmë, Cancelo u filmua duke ecur nëpër një korridor të njohur të stadiumit.

Ndërkohë që po shkonte për në dhomën e zhveshjes së Bayernit, 28-vjeçari nuk pranoi të shkelte simbolin e Cityt në tapetin e korridorit.


Në vend të kësaj, ai e kaloi me kujdes përreth emblemës së Manchester Cityt, veprim ky që u komentua shumë për të mirë në rrjetet sociale nga tifozët e klubit anglez.

Cancelo u aktivizua si zëvendësues nga trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel në minutën e 81-të të takimit.

Bayern Munichu pësoi disfatë 3:0 nga Manchester City në ndeshjen e parë, ndërkaq ndeshja e kthimit luhet në “Allianz Arena” një javë më vonë./Lajmi.net/