Veprimet e vogla për shëndet të mirë

Nëse trupi juaj është i lodhur apo thjesht nuk ndihet mirë, ne ju japim disa këshilla se si ta riktheni atë në top formë.

Lifestyle

22/03/2014 12:36

Konsumoni perime të gjelbërta

Perimet në fjalë janë të njohura për një numër të madh të pozitiviteteve që sjellin në trupin tonë.

Këto perime, e sidomos brokoli, kanë aftësi që ta mbajnë trupin tonë me shëndet të mirë e sidomos nëse përgatitet me vaj ulliri dhe vendoset në një temperaturë të lartë.

Këto perime kanë në përbërje një përqindje të madhe të vitaminës B dhe D.

Lëvizni më shumë

Kjo nuk do të thotë se ju duhet të vraponi për disa orë, ju thjesht dilni në ajër të pastër dhe lëvizni aq sa të mundeni.

Ngrihuni nga karriga, pasi qëndrimi në një vend mund të ju sjellë një numër të madh të sëmundjeve të ndryshme.

Pastrojeni dhomën, shkoni deri në dyqan, apo bëni një xhiro rreth parkut. Këto janë gjëra të mira për shëndetin e trupit tonë i cili kërkon lëvizje sa më të shumta.

Kryeni marrëdhënie seksuale

Natyrisht që seksi ndihmon në shëndetin e mirë të njeriut.

Ai të largon mendjen nga brengat dhe problemet aktuale. Forcojeni lidhjen me partnerin/en, pasi një gjë e tillë është shumë e mirë për shëndetin nga ana psikike dhe ajo fizike.

Frekuentoni palestrat

Palestrat janë të njohura për efekte pozitive te njeriu.

Nuk është një gjë e keqe që të bëni plan të filloni palestrën dhe të djegni disa kalori me anë të saj.

Nëse trupi juaj kryen aktivitete fizike, atëherë mundësia për të marrë sëmundje është më e vogël.