Vendvotimet nuk janë mbyllur vetëm në dy shtete
Pothuajse të gjitha shtetet kanë mbyllur qendrat e tyre të votimit, duke përfshirë shtetet perëndimore, raporton BBC. Qendrat e votimit janë të hapura vetëm në Havai dhe Alaskë. Në garë për president të SHBA-së janë Kamala Harris dhe Donald Trump. Më shumë se gjysma e shteteve tashmë kanë treguar rezultatet. Rezultatet deri më tani janë…
Bota
Pothuajse të gjitha shtetet kanë mbyllur qendrat e tyre të votimit, duke përfshirë shtetet perëndimore, raporton BBC.
Qendrat e votimit janë të hapura vetëm në Havai dhe Alaskë.
Në garë për president të SHBA-së janë Kamala Harris dhe Donald Trump.
Më shumë se gjysma e shteteve tashmë kanë treguar rezultatet.
Rezultatet deri më tani janë në përputhje me atë që pritej: Trump ka mbajtur kontrollin e tij në shtetet tradicionalisht republikane, ndërsa Harris ka marrë bastionet e demokratëve.
Ndër shtetet ku votimi sapo ka ndaluar është Kalifornia, një bastion tradicional i demokratëve që pritet t’i japë Kamala Harris një rritje të madhe prej 54 votash shtesë të kolegjit elektoral.
Për të fituar, kandidatëve për president u duhen 270 nga Kolegji Zgjedhor – apo vota elektorale.
Në Shtetet e Bashkuara janë edhe shtatë shtete të papërcaktura – rezultati atje ende nuk është i qartë.
Bëhët fjalë për Pensilvaninë, Miçiganin, Nevadën, Karolinën e Veriut, Arizonën, Xhorxhinë dhe Uiskonsinin.