Vendosja e posterëve në objekte banesore, PZAP gjobit Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe me 800 euro për vendosjen e posterëve në objektet banesore kolektive në rrugën “Princi Millosh” në Mitrovicën e Veriut, pa lejen e pronarëve. Ky vendim i PZAP-së është marrë pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Në bazë të njoftimit të PZAP-së, “veprimi i Listës…

Lajme

02/10/2025 15:43

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe me 800 euro për vendosjen e posterëve në objektet banesore kolektive në rrugën “Princi Millosh” në Mitrovicën e Veriut, pa lejen e pronarëve.

Ky vendim i PZAP-së është marrë pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në bazë të njoftimit të PZAP-së, “veprimi i Listës Serbe ka rënë ndesh me nenin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thekson se veprimet e ndaluara të subjekteve politike”.

PZAP ka urdhëruar Listën Serbe që t’i largojë posterët, duke theksuar se nëse nuk i binden urdhrit, mund të sanksionohen me dënime shtesë.