Vendosja e Njësisë Speciale në Skenderaj, reagon Hamza: Ndalu, Albin, ndërprite propagandën dhe urrejtjen, votuesit e PDK-së ra ruajnë gjakftohtësinë
Kryetar i PDK-së, Bedri Hamza ka dal me një reagim pas ngjarjeve të mbrëmshme në Skenderaj, ku Njësia Speciale u pa në qytet, pas rastit së djeshëm, ku u rrahën dy zyrtarë të VV-së. Dërgimi i Njësisë Speciale shqetësoi qytetarët në Skenderaj që dolën në grumbull të madh dhe kërkuan llogari për këtë, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Kryetar i PDK-së, Bedri Hamza ka dal me një reagim pas ngjarjeve të mbrëmshme në Skenderaj, ku Njësia Speciale u pa në qytet, pas rastit së djeshëm, ku u rrahën dy zyrtarë të VV-së.
Dërgimi i Njësisë Speciale shqetësoi qytetarët në Skenderaj që dolën në grumbull të madh dhe kërkuan llogari për këtë, transmeton lajmi.net.
Hamza në postimin e tij ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që e dërgoi Njësinë Speciale me prapavijë dhe demonstrim force.
“E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë.”, tha ndër të tjera Hamza.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force.
E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë.
Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin.
Kërkoj nga votuesit e PDK-së dhe nga të gjithë qytetarët ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në datën 7 qershor. Aty do ta japim me votë përgjigjen tonë ndaj politikës së përçarjes./lajmi.net/