Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi
Për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Gjermani u zbulua një pllakë përkujtimore. Për këtë ka shkruar Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani. Ai ka thënë se ky është një akt mirënjohje dhe respekti nga shteti gjerman. Kjo pllakë është vendosur në ndërtesën ku funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil e cila…

Lajme
Për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Gjermani u zbulua një pllakë përkujtimore.
Për këtë ka shkruar Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani.
Ai ka thënë se ky është një akt mirënjohje dhe respekti nga shteti gjerman.
Kjo pllakë është vendosur në ndërtesën ku funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshi që ndërroi jetë gjatë kësaj jave.
“Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore – sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës – nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.