Vendoset gurthemeli i Kullës së UÇK-së në Dobërdelan, Hoxhaj: Sakrifica dhe qëndresa heroike qëndrojnë thellë në themelet e lirisë
Sot, në fshatin Dobërdelan të Suharekës, u vendos gurthemeli i Kullës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës uroi veteranët dhe qytetarët e Suharekës për këtë ngjarje, duke theksuar se sakrifica dhe qëndresa e tyre heroike janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Sot vendosëm gurthemelin e Kullës…

Lajme
Sot, në fshatin Dobërdelan të Suharekës, u vendos gurthemeli i Kullës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës uroi veteranët dhe qytetarët e Suharekës për këtë ngjarje, duke theksuar se sakrifica dhe qëndresa e tyre heroike janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Sot vendosëm gurthemelin e Kullës së UÇK-së në Dobërdelan, vend historik dhe djep i luftës sonë të lavdishme për liri, ku u formuan formacionet e para të UÇK-së në Suharekë. Urime veteranëve dhe gjithë qytetarëve të Suharekës! Sakrifica dhe qëndresa heroike e tyre qëndrojnë thellë në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!” – ka shkruar Hoxhaj.