Vendimi për të votuar nënkryetarët në pako, Kryeziu kritikon VV-në: Kjo është populizëm në emër të nacionalizmit kur i konvenon

Drejtori i IKD-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas vendimit që nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës të votohen në pako. Ai ka thënë se VV për muaj të tërë e ka bllokuar dhe vonuar certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e Kuvendit, duke siç ka thënë Kryeziu linçuar këdo që ka kundërshtuar narrativën e tyre populiste demagogjike…

Lajme

11/02/2026 14:15

Drejtori i IKD-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas vendimit që nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës të votohen në pako.

Ai ka thënë se VV për muaj të tërë e ka bllokuar dhe vonuar certifikimin e rezultateve dhe konstituimin e Kuvendit, duke siç ka thënë Kryeziu linçuar këdo që ka kundërshtuar narrativën e tyre populiste demagogjike kundër Listës Serbe për çka ka thënë se ishte në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

Ai ka thënë se këtë e kanë bërë për interesa politike të momentit, shkruan lajmi.net.

“Kjo nuk është politikë, por populizëm në emër të nacionalizmit kur i konvenon, dhe kompromis “parimor” kur i duhet pushteti. Demagogjia politike nuk është patriotizëm, është dëm i drejtpërdrejtë për shtetin dhe për patriotizmin kushtetues, si vlera më e lartë politike dhe qytetare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: