Vendimi për dërgimin e FSK-së në Gazë, Maqedonci: Vendim historik, siguria e pjesëtarëve tanë do të jetë prioritet absolut

Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, si pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën. Ky është një vendim me peshë shtetërore, me përgjegjësi institucionale dhe me domethënie të veçantë për Republikën e Kosovës. Në lidhje me këtë, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, përmes një postimi…

Lajme

30/03/2026 12:22

Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimi për dërgimin e kontingjentit të FSK-së, si pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare për Gazën.

Ky është një vendim me peshë shtetërore, me përgjegjësi institucionale dhe me domethënie të veçantë për Republikën e Kosovës.

Në lidhje me këtë, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po është vendim në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila ka krijuar kornizën ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza dhe për mbështetjen e një force të përkohshme ndërkombëtare, me fokus në siguri, stabilitet, mbrojtje të civilëve dhe mbështetje të përpjekjeve humanitare.

“Ky është një angazhim i matur, profesional dhe i koordinuar, në kuadër të një force stabilizuese, me mandat të qartë dhe me objektiva të përcaktuara. Për Kosovën, përveç tjerash, vendimi i sotëm ka edhe rëndësi historike. Nga një vend që kishte nevojë për forca stabilizuese ndërkombëtare, po transformohemi në vend që kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar. Një dëshmi kjo e zhvillimit të Republikës sonë, e maturisë së institucioneve tona dhe e profesionalizmit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka thënë se siguria e pjesëtarëve të FSK-së atje, do të jetë prioritet absolut.

“Çdo angazhim do të realizohet vetëm në bazë të vlerësimeve të plota operative, me masa të plota mbrojtëse, me koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe pa cenuar gatishmërinë operacionale të FSK-së për detyrën primare të misionit të saj; mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin e saj për të qenë partnere e besueshme, e përgjegjshme dhe aktive në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka shkruar Maqedonci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: