Vendimi i Supremes, Abdixhiku: Presim veprim nga Prokuroria, kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me vendimin që ka marrë Gjykata Supreme duke hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje Hekuran Murati për punën e arkave fiskale. Abdixhiku ka thënë se deri tani, ata kanë dorëzuar 17 kallëzime penale në Prokurori Speciale për ata që “silleshin njëkohësisht si ministra…

Lajme

15/07/2025 18:14

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me vendimin që ka marrë Gjykata Supreme duke hedhur poshtë një udhëzim administrativ të ministrit në dorëheqje Hekuran Murati për punën e arkave fiskale.

Abdixhiku ka thënë se deri tani, ata kanë dorëzuar 17 kallëzime penale në Prokurori Speciale për ata që “silleshin njëkohësisht si ministra dhe deputetë”, e që thotë se Prokuroria ka kërkuar një argument shtesë nga ta.

Ai ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme ishte i qartë dhe se ka konstatuar që ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe ministrit në të njëjtën kohë është joligjore dhe përbën vepër penale, prandaj edhe ka thënë se këtë vendim do ta dorëzoj nesër LDK në Prokurori.

“Nga ata që nuk dinë nëse janë ministra apo deputetë, nuk presim asgjë. Por nga Prokuroria e Kosovës, presim veprim. Ky shtet dhe kjo shoqëri i paguan, i mirëmban dhe, mbi të gjitha, u beson mbrojtjen e ligjit. Le të ketë drejtësi për të gjithë. Kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim. LDK pret edhe mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe ligjshmërisë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: