Vendimi i Speciales, Çitaku: Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi por ka vetëm një padrejtësi speciale

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ajo ka komentuar deklaratën e panelit gjykues të cilët thanë se “nuk kanë autoritet” t’i rrëzojnë ato akuza. “Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej…

Lajme

16/07/2025 12:16

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ajo ka komentuar deklaratën e panelit gjykues të cilët thanë se “nuk kanë autoritet” t’i rrëzojnë ato akuza.

“Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej ligjeve, përtej çdo kodi etik dhe njerëzor, por nuk kanë autoritet të largojnë pjesë të aktakuzës? Në fakt, pikërisht ajo është kompetenca e tyre ekskluzive. Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi. Ka vetëm një padrejtësi speciale”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i saj i plotë: