Vendimi i Kushtetueses, Cakolli: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij. Këtë vendim, e ka komentuar edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Cakolli vlerësoi…

Lajme

26/06/2025 23:56

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.

Këtë vendim, e ka komentuar edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli vlerësoi se ky aktgjykim për krizën në Kuvend adreson disa çështje thelbësore, por nuk ofron zgjidhje të plotë.

Ai thekson se vendimi vendos afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit dhe konfirmon se votimi duhet të jetë i hapur, por nuk përcakton pasojat në rast të moszbatimit.

“Për disa pika ishte e qartë. Për disa të tjera, jo mjaftueshëm, thënë së buti. Në fund, një vendim që duket sikur “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës. Dhe përtej çdo norme e interpretimi, problemi i vërtetë vazhdon të jetë mungesa e kulturës politike për konsensus dhe kompromise”, deklaroi Cakolli.