Vendimi i Gjykatës së Hagës: Millosheviqi s’ishte fajtor për krimet në Bosnje
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për krime në ish-Jugosllavi ka vendosur që kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq, nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-1995 në luftën e Bosnjës.

Lajme
Me një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Karaxhiqin për krime lufte me 40 vite burg, në mënyrë unanime ka vendosur se Millosheviqi nuk ishte pjesë e grupit kriminal që vrau myslimanët dhe kroatët në shtetin boshnjak.
Sipas trupit gjykues, nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviqi të jetë pajtuar me planin e Karaxhiqit për të pastruar Bosnjën nga kroatët dhe myslimanët.