Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Komerciale, të paraqitur nga KOSTT Sh.A. kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me anulimin e aktit administrativ “V_1739_2023”, të datës 5 maj 2023. Gjykata Supreme vlerësoi se vendimet e gjykatave të instancave më…
Lajme
Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Komerciale, të paraqitur nga KOSTT Sh.A. kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me anulimin e aktit administrativ “V_1739_2023”, të datës 5 maj 2023.
Gjykata Supreme vlerësoi se vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë marrë në përputhje me dispozitat ligjore dhe se arsyetimet e Gjykatës Komerciale janë të plota, të qarta dhe të bazuara në analizë të drejtë të fakteve dhe legjislacionit të zbatueshëm, transmeton lajmi.net.
Sipas Gjykatës Supreme, ZRRE ka ushtruar ligjërisht kompetencat e saj, duke zhvilluar një proces të plotë monitorimi ndaj KOSTT Sh.A., në përputhje me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, Ligjin për Energjinë Elektrike, Rregullat e Tregut dhe Kodin e Balancit.
Gjykata vlerëson se ZRRE ka kryer hetime për shkeljet eventuale të Operatori i Sistemit të Transmetimit, duke siguruar funksionimin efikas të tregjeve të energjisë elektrike dhe duke identifikuar veprimet korrigjuese të nevojshme.
Vendimi vërteton gjithashtu shqiptimin e gjobës ndaj KOSTT, në vlerë prej 439,405 €, për shkeljet ligjore të konstatuara në blerjet e energjisë elektrike, pagesat dhe nominimet. Gjykata Supreme ka refuzuar në tërësi padinë e KOSTT si të pabazuar.
Ky vendim konfirmon autoritetin e ZRRE-së në monitorimin dhe rregullimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
Njoftimi i plotë: