Vendim i ri për derivatët: përcaktohen çmimet tavan në treg – sipas ministrisë së Kusari-Lilës, çmimi maksimal i naftës nuk duhet të kalojë 1.91 euro për litër
Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se është marrë vendimi për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së drejtë në treg. Sipas saj, vendimi është nënshkruar më 3 prill 2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 4…
Lajme
Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se është marrë vendimi për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së drejtë në treg.
Sipas saj, vendimi është nënshkruar më 3 prill 2026, është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 4 prill, transmeton lajmi.net.
Bazuar në të dhënat aktuale, çmimi maksimal i naftës në treg nuk duhet të kalojë 1.91 euro për litër, ndërsa benzina 1.44 euro për litër. Ndërkohë, marzha maksimale e lejuar për shitje mbetet deri në 2 cent për litër në shumicë dhe deri në 12 cent për litër në pakicë.
Ministrja theksoi se do të ketë mbikëqyrje të shtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Doganën dhe Administratën Tatimore, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës.
Ajo u bëri thirrje operatorëve ekonomikë që ta zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për çdo shkelje, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive.
Njoftimi i plotë;