Vendi sërish nën drejtimin e Dimal Bashës – Presidentja, Kryeministri e zv.kryeministri jashtë vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodhen jashtë vendit. Jashtë vendit ka udhëtuar edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili pritet të merr pjesë në takimin e thirrur nga Sorensen për dialogun Kosovë-Serbi. Kur të gjithë liderë e vendin ndodhën jashtë Kosovës, shteti mbetet në duar e kryeparalmentarit, Dimal Basha, raporton…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ndodhen jashtë vendit. Jashtë vendit ka udhëtuar edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili pritet të merr pjesë në takimin e thirrur nga Sorensen për dialogun Kosovë-Serbi.
Kur të gjithë liderë e vendin ndodhën jashtë Kosovës, shteti mbetet në duar e kryeparalmentarit, Dimal Basha, raporton lajmi.net
Sipas protokollit, vizitat e liderëve shtetërore bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.
Neni 19 i Ligjit për Protokollin e Shtetit e rregullon këtë situatë.
“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në piken 4 të nenit 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit.
Osmani ndodhet në Davos të SHBA-së ku nën pranin e presidentit Donald Trump ka nënshkruar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, raporton lajmi.net
Osmani u pa duke shkëmbyer edhe një bisedë të shkurtë me presidentin Trump, ku më pas nënshkroi marrëveshjen e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit e tjerë.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me 19 janar ka udhëtuar drejt Davosit të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota.
Ai është ftuar për të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën: “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.
Sipas ZKM-së, ky panel është pjesë e iniciativës së lansuar nga Forumi Ekonomik Botëror i quajtur “Komuniteti i Besimit në Veprim”, i cili synon të reflektojë mbi mënyrën se si udhëheqës anekënd botës mund të ndërtojnë partneritete inovative mbi mjedisin, ekonominë dhe teknologjinë, duke shqyrtuar mënyrat se si ata mund të përshpejtojnë bashkëpunimin në aktualitetin shoqëror.
Tutje edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë duke qëndruar sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut me të cilin nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.
Ndërkaq, këto takime zakonisht zhvillohen së pari ndaras mes lehtësuesit të BE-së me palët e pastaj, nëse palët bien dakord zhvillohet edhe takimi i përbashkët trepalësh.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që liderët shtetërorë e lënë Kosovën pa ‘zotështëpie’, ndodhi edhe me 28 tetor 2025 kur Osmani ishte në Gjermani ndërsa Kurti në Britani.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fund të muajit shtator, kur Osmani dhe Kurti shkuan në ShBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./Lajmi.net/