Vendi pa institucione, Latifi: Vit i humbur komplet, shpejt do të paguajmë çmim të lartë për këtë marrëzi

Blerim Latifi, profesor universitar dhe opinionist, e quajti “vit të humbur komplet” në këtë – që kur janë kryer zgjedhjet parlamentare ndërsa vendi ende nuk ka qeveri. Latifi tha se gjersa bota po ecën përpara, Kosova “do të paguajë çmim të lartë për marrëzi kolektive”. “Viti 2025: një vit i humbur komplet.Në një epokë kur…

Lajme

28/10/2025 13:15

Blerim Latifi, profesor universitar dhe opinionist, e quajti “vit të humbur komplet” në këtë – që kur janë kryer zgjedhjet parlamentare ndërsa vendi ende nuk ka qeveri.

Latifi tha se gjersa bota po ecën përpara, Kosova “do të paguajë çmim të lartë për marrëzi kolektive”.

“Viti 2025: një vit i humbur komplet.Në një epokë kur aseti më i çmuar i kombeve është aftësia për të ecur me ritmin marramendës të ndryshimit të botës. Shpejt do ta paguajmë një çmim të lartë për këtë marrëzi kolektive, zhurma e të cilës na i ka qorru sytë dhe shurdhu veshët”, tha ai.