“Vendi më pro-amerikan në botë”, Osmani shkruan për raportet me SHBA-të: Aleancë që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve. Ajo përmes një postimi në “X”, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme. Osmani ka shprehur krenarinë e Kosovës si “vendi më pro-amerikan…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve.
Ajo përmes një postimi në “X”, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme.
Osmani ka shprehur krenarinë e Kosovës si “vendi më pro-amerikan në botë”, duke nënvizuar partneritetin e ngushtë me SHBA-në dhe gatishmërinë për ta forcuar këtë aleancë nën vizionin e Presidentit Donald Trump për “paqen përmes forcës”.
Në postimin e saj, Osmani ka reflektuar mbi historinë e dhimbshme të Kosovës, duke përmendur mbijetesën nga gjenocidi dhe sfidat e mëdha për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe paqedashëse.
“Kosova qëndron si dëshmi se drejtësia, kur mbrohet, mund të triumfojë, se NATO-ja kur udhëhiqet nga vlerat, mund të shpëtojë jetë dhe se liria, kur fitohet, bëhet forca më e madhe e një kombi,” ka shkruar ajo.
Osmani ka falënderuar SHBA-në dhe aleatët e tjerë që qëndruan pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira dhe vazhdojnë ta mbështesin sot.
“Si kombi më pro-amerikan në botë, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin amerikan, në çdo situatë. Është një aleancë që nuk ka të krahasuar”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka përmendur gjithashtu një intervistë ekskluzive me gazetarin Mario Nawfal, ku ka folur gjerësisht për historinë e Kosovës, luftën për pavarësi dhe vizionin për një të ardhme të begatë.
“Kosova do të qëndrojë: e palëkundur, e pathyer, e përjetshme! Dhe ashtu do të jetë aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka shtuar presidentja.
Ky mesazh vjen në një kohë kur Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritetin strategjik me SHBA-në dhe duke punuar për integrimin në strukturat euroatlantike.
Kosovo stands as proof that justice, when defended, can prevail.
That NATO, when guided by values, can save lives.
That freedom, when earned, becomes a nation’s greatest strength.
And that we have never forgotten those who stood by us then—and who stand by us today.As the most… https://t.co/mpUAP9b8Rv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 9, 2025