“Vendi i varfër me tri palë zgjedhje në 18 muaj” – Mediat e huaja për zgjedhjet në Kosovë
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë marrë vëmendjen e disa prej mediave më të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për procesin dhe sfondin politik në vend. Agjencia e lajmeve Reuters vë në pah se Kosova po zhvillon zgjedhje të reja në një periudhë të shkurtër kohore, në një klimë të vazhdueshme të paqëndrueshmërisë…
Lajme
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë marrë vëmendjen e disa prej mediave më të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për procesin dhe sfondin politik në vend.
Agjencia e lajmeve Reuters vë në pah se Kosova po zhvillon zgjedhje të reja në një periudhë të shkurtër kohore, në një klimë të vazhdueshme të paqëndrueshmërisë politike, raporton lajmi.net

Në raportimet e saj, theksohet se vendi përballet me sfida institucionale dhe ekonomike, ndërsa proceset e përsëritura zgjedhore kanë ndikuar edhe në reformat dhe zhvillimin ekonomik.
Po ashtu, Associated Press shkruan se qytetarët po i drejtohen sërish kutive të votimit në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadave politike. Në raport theksohet se polarizimi politik dhe mungesa e marrëveshjeve institucionale kanë rritur pakënaqësinë e qytetarëve dhe kanë shtuar pritjet për një qeverisje më funksionale.

Edhe Euronews raporton se zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë të zhgënjimit publik, si pasojë e krizave të vazhdueshme politike dhe vonesave në formimin e institucioneve. Mediumi thekson se kjo situatë ka ndikuar në rritjen e presionit publik për stabilitet dhe zgjidhje të shpejta politike.
Në përgjithësi, mediat ndërkombëtare e kanë paraqitur procesin zgjedhor në Kosovë si një test të rëndësishëm për stabilitetin politik dhe funksionimin institucional të vendit./Lajmi.net/
