Vendet më të shtrenjta për t’u mjekuar

Më të kushtueshmit? SHBA dhe Kanadaja. Ato më ekonomiket? Franca. Duke udhëtuar shpesh, shfaqet rreziku për të marrë sëmundje, apo për ta kërkuar asistencën mjekësore për ndonjë lëndim apo ndonjë aksident. Por, jo në të gjitha vendet, asistenca mjekësore është gratis. Ndër të tjera, shumë turistë nuk kanë qasje në kompensim për lëndimet apo sëmundjet…

Lifestyle

26/11/2013 20:00

Më të kushtueshmit? SHBA dhe Kanadaja. Ato më ekonomiket? Franca. Duke udhëtuar shpesh, shfaqet rreziku për të marrë sëmundje, apo për ta kërkuar asistencën mjekësore për ndonjë lëndim apo ndonjë aksident. Por, jo në të gjitha vendet, asistenca mjekësore është gratis.

Ndër të tjera, shumë turistë nuk kanë qasje në kompensim për lëndimet apo sëmundjet që i pësojnë në vendet tjera. Kolesteroli, presioni i ulët i gjakut dhe astma, janë shpesh të ‘harruara’ në modulet e kërkuara në aplikimin për sigurim shëndetësor gjatë pushimeve.

Pas tyre pasojnë dhimbjet e shpinës, depresioni dhe artritet. Në listën e hartuar nga ‘All Clear Insurance’, mund t’i shihni tetë vendet ku shërimi gjatë pushimeve do t’ju kushtonte me të vërtetë shumë.

Pozita e parë i takon SHBA-ve dhe Karaibeve, ku pagesa totale vjetore ishte 1.359.803 euro, me një mesatare prej 11 mijë eurosh për person. Shërbimi më i lartë për një vit, për një person ishte 97.805 euro. Pozita e tretë i takon Kanadasë, me pagesë totale (246.765 euro), me një mesatare prej 14,515 euro për person. Në këtë listë hyjnë edhe Spanja, Greqia, Turqia, Qipro dhe Egjipti.