Vendet me popullsinë më të re dhe më të vjetër në botë

Kosova ka një popullsi me moshën mesatare më të re Evropë, por pavarësisht kësaj ajo nuk hynë në mesin e 10 vendeve me popullsinë më të re në botë. Ato janë nga kontinenti afrikan. 

Bota

14/09/2014 00:41

Mosha mesatare e popullsive për secilin vend të botës, tregon se 10 vendet me popullsi më të re në botë, të gjitha janë nga Afrika.

Mosha mesatare e shteteve fillon nga rreth 15 në Ugandë e deri në mbi 40 vjeç në disa vende të Evropës dhe Japoni.

Këto janë vendet me moshën mesatare më të re dhe më të vjetër të popullsisë:

Vendet me popullsinë më të re në botë

Nigeria 15.1 vjeç, mosha mesatare, Uganda 15.5, Mali 16, Malavi 16.3, Zambia 16.7, Sudani Jugor 16.8, Mozambiku 16.9, Burkina Faso 17, Burundi 17, Çadi 17.2, 

Vendet me popullsinë më të vjetër në botë

Greqia 43.5 vjeç mosha mesatare, Sllovenia 43.5, San Marino 43.6, Ishujt e Virgjër 44.2, Austria 44.3, Italia 44.5, Saint Pierre dhe Miquelon 44.6, Gjermania 46.1, Japonia 46.1, Monako 51.1 (lajmi.net)