Vendet evropiane më të përshtatshme për të bërë biznes kosovarët

Gjermania, Italia e Zvicra janë tre prej vendeve më të përshtatshëm për të bërë biznes kompanitë kosovare.

Lajme

14/03/2019 16:44

Kështu thuhet në një hulumtim të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 76 kompani kosovare të cilat tregtojnë edhe me Evropën.

53 për qind prej tyre e kanë zgjedhur Gjermaninë si vendin më të mirë, kurse si të dytin Italinë me 33 për qind.

Vende të mira për të bërë biznes, kompanitë kosovare i kanë vlerësuar edhe Greqinë, Slloveninë, Kroacinë e Austrinë.

Megjithatë, për të shkuar në gjithë këto vende, atyre u duhen viza për të cilat po hasin në shumë probleme.

Oda Ekonomike e Kosovës në këtë hulumtim i ka konsideruar si shumë burokratike procedurat që duhet t’i ndjekin bizneset për t’u pajisur me vizë.

Ambasadat e vendeve të ndryshme në Kosovë punojnë në bazë të një qasje shumë burokratike, të cilat kanë venë një varg pengesash për bizneset, të cilave në masë të madhe iu është vështirësuar marrje e vizave. /Gazeta inFokus/