Vendet e QUINT-it reagojnë ashpër: Jemi të zhgënjyer nga vendimi i Qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës nuk pranoi propozimin e Bashkimit Evropian për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, me datën 3 prill të këtij viti.

Lajme
Pavarësisht kësaj, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi sot se nuk kanë refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe, por tha se në mes dy vendeve nuk është arritur asnjë marrëveshje paraprake e cila paraqet kushtin për mbajtjen e tyre.
E pas kësaj një reagim të përbashkët e kanë lëshuar vendet e QUINT-it.
Nga këto vende e kanë quajtur zhgënjyes vendimin e Qeverisë së Kosovës, teksa u tha se janë zhgënjyer nga kjo mënyrë e të vendosurit nga Qeveria e Kosovës.
“Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të, janë angazhuar intensivisht me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit për të gjetur një zgjidhje pragmatike për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë më 3 prill 2022”, thuhet në reagim.
“Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendit tjetër. Ndonëse ne vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të tregojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare”, thuhet tutje në reagim.
Tutje u tha se një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet e QUINT-it dhe do të cenojë aspiratat e tyre evropiane.
“Pas pushtimit rus të Ukrainës, ne mirëpritëm përafrimin e Kosovës me deklaratat e miratuara nga BE-ja dhe anëtarët e QUINT-it. Megjithatë, Kosova pritet poashtu të mbajë vlerat dhe përgjegjësinë e saj thelbësorë ndaj stabilitetit rajonal dhe të respektojë proceset demokratike, si dhe të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të grupeve minoritare.Presim që Qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është thelbësorë për të arritur një progres drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit që përfundimisht do të zhbllokojë perspektivën e Kosovës në BE”u tha në reagim.
“Në përsërisim thirrjen tonë të fortë ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rrit tensionet dhe mund të çojë në incidente”./Lajmi.net/