Vend i luksit: Specat afër 7 euro, domatet afro 8 euro – Qeveria në “gjumë të thellë”
Çmimet e disa produkteve ushqimore në markete kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime dhe pakënaqësi te qytetarët për shtrenjtimin e vazhdueshëm të shportës ushqimore. Sipas, disa fotografive të dërguara në redaksinë e lajmi.net, shihet se në treg domatet rozë po shiten deri në 4.99 euro për kilogram, ndërsa domatinot kanë arritur në 7.29…
Lajme
Çmimet e disa produkteve ushqimore në markete kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime dhe pakënaqësi te qytetarët për shtrenjtimin e vazhdueshëm të shportës ushqimore.
Sipas, disa fotografive të dërguara në redaksinë e lajmi.net, shihet se në treg domatet rozë po shiten deri në 4.99 euro për kilogram, ndërsa domatinot kanë arritur në 7.29 euro për kilogram. Po ashtu, specat babure kushtojnë deri në 6.99 euro për kilogram.
Rritje janë regjistruar edhe te specat djegës, të cilët shiten rreth 6.49 euro për kilogram, ndërsa specat pa djegës arrijnë në 5.89 euro për kilogram. Specat e kuq ndërkohë po shiten deri në 6.69 euro për kilogram.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për këto çmime, duke thënë se po bëhet gjithnjë e më e vështirë përballimi i shpenzimeve të përditshme, ndërsa kërkojnë më shumë kontroll ndaj tregtarëve dhe çmimeve në markete. /Lajmi.net/


