Vëllezërit binjak më të moshuar në botë japin këshilla për jetë të gjatë

Ngrënia me sasi të moderuar, pirja e një gote vere të mirë çdo ditë, si dhe shmangia e bredhjeve pas femrave janë sekretet e jetëgjatësisë së vëllezërve binjak më të vjetër në botë nga Belgjika, Pieter dhe Paulus Langerock, shkruan Bussines Insider, transmeton lajmi.net.

Fun

13/08/2015 16:23

Ata janë lindur me 8 korrik të vitit 1913. Ata kanë jetuar së bashku shumicën e jetës së tyre, dhe vazhdojnë të jetojnë ende së bashku, duke ndarë bashkë dhomën e infermierisë në qytetin Ghent të Belgjikës.

“Nuk mund të ju jap ndonjë këshillë të madhe. Mos humbni kohë s’koti, mos hani shumë, dhe mos bridhni pas femrave”, ka thënë Paulus.

Pas një karriere të gjatë të tyre si gjygjtar komunal, vëllezërit 102 vjeçar dikur filluan të thirreshin në një emër “Pierre dhe Pauli”.

Të dyve u pëlqen vera dhe e pinë atë çdo ditë.

“Kur ishim 85 vjeçar ne vizituam një doktor dhe ai na tha: Mos mendoni se do të jetoni 100 vjet”. (lajmi.net)