Vëllaznimi përforcon ekipin – zyrtarizon transferimin e Daniel Lekndreajt
Vëllaznimi ka zyrtarizuar transferimin e ri të skuadrës, basketbollistin Daniel Lekndreajt. Lajmin e ka konfirmuar klubi gjakovar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net. Kuqezinjtë kanë theksuar se kanë punuar intenzivisht për transferimin e Lekndreajt dhe se dëshira ishte e këtij të fundit t’i bashkohet atyre. Daniel Lekndreaj te Vëllaznimi transferohet pas…
Sport
Vëllaznimi ka zyrtarizuar transferimin e ri të skuadrës, basketbollistin Daniel Lekndreajt.
Lajmin e ka konfirmuar klubi gjakovar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net.
Kuqezinjtë kanë theksuar se kanë punuar intenzivisht për transferimin e Lekndreajt dhe se dëshira ishte e këtij të fundit t’i bashkohet atyre.
Daniel Lekndreaj te Vëllaznimi transferohet pas periudhës disa mujore te Sigal Prishtina.
Te Sigal Prishtina ai ka pasur mesatare sezonale prej 13.1 pikësh e 6.7 kërcimesh, te KB Peja mesatare prej 11.6 pikësh e 8.9 kërcimesh dhe përqindje prej 32.6% nga vija për tri pikë. Konsistenca e tij u dallua edhe te KB Bashkimi me 12.8 pikë, 9.1 kërcime, 2.2 asistime dhe 1.7 topa të vjedhur në hiç më pak se 29 ndeshje kampionale përgjatë gjithë sezonit 2022/2023.
Njoftimi i plotë i KB Vëllaznimit:
KB Vëllaznimi ka kënaqësinë të konfirmojë edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me superyllin vendor, Daniel Lekndreaj. Për të jetësuar këtë transferim, klubi ka punuar intensivisht në kohët e fundit duke plotësuar dëshirën e lojtarit, e cila përputhet me vizionin e klubit tonë, duke qenë prej klubeve më të organizuara në vend.
Daniel Lekndreaj njihet si lojtar me shpirt luftarak, një forcë e papërballueshme për kundërshtarët në fazën e mbrojtjes dhe mjaft agresiv në fazën sulmuese. Ai posedon një set të gjerë të shkathtësive basketbollistike dhe loja e tij multi-dimensionale do të mbush atë që na mungoi në disa reparte.
Lojtari jonë më i ri ka një mesatare të karrierës prej 11.6 pikësh, 8.9 kërcimesh, 2.7 asistimesh, 1.2 topash të vjedhur e 0.4 ballokadash.
Ai është 26 vjeçar dhe është i gjatë 192 cm. Lekndreaj mund të luajë në disa pozita combo si 4 (PF) ashtu edhe 3 (SF). Danieli dallohet për mençurinë që e karakterizon në lojën e tij.
Te Sigal Prishtina ai ka pasur mesatare sezonale prej 13.1 pikësh e 6.7 kërcimesh, te KB Peja mesatare prej 11.6 pikësh e 8.9 kërcimesh dhe përqindje prej 32.6% nga vija për tri pikë. Konsistenca e tij u dallua edhe te KB Bashkimi me 12.8 pikë, 9.1 kërcime, 2.2 asistime dhe 1.7 topa të vjedhur në hiç më pak se 29 ndeshje kampionale përgjatë gjithë sezonit 2022/2023.
Për cilësitë e tij nuk kemi dyshime, së bashku me tifozët më të mirë në botë, Kuqezinjët e Jakovës, na presin momente të mëdha të triumfit.
Mirësevjen në djepin e kulturës dhe tempullin e basketbollit kosovar, Daniel./Lajmi.net/