Vëllai vrau vëllain duke e therur me thikë në Prishtinë- Gjithçka që dihet deri më tani

Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Ngjarja tragjike u raportua të jetë në familjen Miftari. Sipas informacioneve të para, një mosmarrëveshje që nisi mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht. Për motive ende të panjohura, i dyshuari theri për vdekjen vëllain e tij, në hyrje të banesës në rrugën…

Lajme

28/10/2024 08:19

Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Ngjarja tragjike u raportua të jetë në familjen Miftari.

Sipas informacioneve të para, një mosmarrëveshje që nisi mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht.

Për motive ende të panjohura, i dyshuari theri për vdekjen vëllain e tij, në hyrje të banesës në rrugën “Tirana”.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria e Shtetit veçse ka filluar hetimet, derisa nuk dihet se cilat ishin motivet që çuan deri tek kjo ngjarje e rëndë.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar Ekipi Mjekësor i Emergjencës, pasi që ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të mara nga thika

Në lidhje me incidentin e ndodhur, Policia e Kosovës ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme teksa i dyshuari u dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ku edhe po vazhdon të ruhet nga njësitë policore.

Ai dyshohet se i mori jetën vëllait , madje duke e therur disa herë radhazi.

Nga Policia e Kosovës ishte konfirmuar rasti, teksa u tha se janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur motivin dhe rrethanat .

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipa shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, thuhet tutje.

Kurse Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka bërë të ditur se gjendja e personit të dyshuar që theri vëllain e tij është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai./Lajmi.net/