Vëllai tenton të vrasë vëllanë Gjakovë, shkaku i çështjeve pronësore

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast tentim-vrasje të ndodhur në Gjakovë.

Lajme

22/06/2022 10:09

Policia ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti për shkaqe pronësore ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-vëllait të tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, gjashtë gëzhoja të kalibrit 9×9, dy karikatorë 189 fishekë të kalibrit 9mm, transmeton lajmi.net.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/