Vëllai i Schumacher flet për gjendjen shëndetësore të pilotit
Një aksident me ski ndryshoi rrënjësisht jetën e Michael Schumacher. Ai nuk është shfaqur në publik për dhjetë vjet. Për incidentin e tij ka folur së fundi edhe vëllai i tij Ralf i cili tregon se si edhe më tutje ai vazhdon të mos jetë në gjendje të mirë dhe se në jetën e përditshme…
Auto & Tek
Një aksident me ski ndryshoi rrënjësisht jetën e Michael Schumacher.
Ai nuk është shfaqur në publik për dhjetë vjet.
Për incidentin e tij ka folur së fundi edhe vëllai i tij Ralf i cili tregon se si edhe më tutje ai vazhdon të mos jetë në gjendje të mirë dhe se në jetën e përditshme e ndjenë mungesën e madhe të tij.
E premtja shënon dhjetëvjetorin e aksidentit të rëndë të ikonës së Formula 1, Michael Schumacher. Legjenda e garave nuk është shfaqur më në publik që atëherë.
Në një intervistë të fundit, vëllai i tij Ralf Schumacher flet për aksidentin e vëllait të tij.
“Më mungon Michael im i asaj kohe”, tha 48-vjeçari për gazetën “Bild”. “Jeta ndonjëherë është e padrejtë. Michael kishte qenë shpesh me fat në jetën e tij, por më pas ndodhi ky aksident tragjik. Falë Zotit, falë opsioneve moderne mjekësore, ne ishim në gjendje të bënim shumë, por ende asgjë nuk është si dikur,” shton ai.
Michael Schumacher u rrëzua gjatë skijimit në Alpet Franceze më 29 dhjetor 2013. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 pësoi një dëmtim të rëndë traumatik në tru. Që nga rënia në të cilën Schumacher goditi kokën në një gur dhe theu helmetën, 55-vjeçari ende nuk është shfaqur në publik.
Pas rënies, ai luftoi për ditë të tëra në Spitalin Universitar të Grenoble për të mbijetuar dhe ishte në gjendje kome artificiale për një kohë të gjatë. Nuk dihet si është as tani. Familja mbron privatësinë e tij dhe Ralf Schumacher gjithashtu nuk dha detaje. “Mund të them se aksidenti i tij ishte një përvojë shumë e keqe dhe drastike edhe për mua.”