Vëllai i Liridona Ademajt para fillimit të seancës: Dhimbja po na shtohet, nuk gjejmë asnjë ngushëllim

Sot në ora 13:20 të jetë seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt. Vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook ka ftuar mediat që të përcjellin seancën e sotshme, shkruan lajmi.net Ai në postimin e tij shtoi se dhimbja po ju shtohet kur po i shohin dy fëmijët e Liridonës teksa…

Lajme

04/06/2025 10:07

Sot në ora 13:20 të jetë seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook ka ftuar mediat që të përcjellin seancën e sotshme, shkruan lajmi.net

Ai në postimin e tij shtoi se dhimbja po ju shtohet kur po i shohin dy fëmijët e Liridonës teksa rriten pa nënën e tyre.

Postimi i plotë:

Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.
Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre.
Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë./lajmi.net/