Vëllai i Gani Gecit mbështet Kurtin: Kanë blerë vota, mjaft më me lutje për opozitën që po e saboton shtetin

Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka dal në mbështetjeje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare. Ai ka kërkuar nga Kurti që të mos e lut më opozitën për formimin e institucioneve të reja. Sipas tij, opozita po e saboton shtetin e Kosovës. Në profilin e…

Lajme

11/04/2025 10:50

Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, ka dal në mbështetjeje të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të mos e lut më opozitën për formimin e institucioneve të reja.

Sipas tij, opozita po e saboton shtetin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Geci ka akuzuar opozitën për blerje të votave.

“Kryeministër Kurti, mjaft më me lutje për opozitën që po e saboton shtetin. Kryeministër Kurti, opozita që sot bojkoton institucionet, ka humbur legjitimitetin dhe po vepron në linjë me interesat e Beogradit dhe Moskës – jo të Kosovës. Ju e keni fituar besimin e qytetarëve me votë të pastër, madje edhe vetëm me Listën Guxo keni marrë më shumë përkrahje se të gjitha partitë opozitare së bashku. Kjo është forca e legjitimitetit demokratik. Sot, kjo opozitë – që dikur pretendonte të ishte opozitë e Kosovës – po sillet si zgjatim i interesave të Beogradit dhe Moskës. Të gjithë e dimë: kanë blerë vota, kanë vjedhur vota, kanë shantazhuar qytetarë – dhe sërish nuk ia dolën”, ka shkruar ai.

Geci e ka ftuar Kurtin që të dërgon vendin në zgjedhje të reja.

“Tani, duke bojkotuar institucionet, po e sulmojnë shtetin nga brenda. Ky nuk është veprim politik, është sabotim. Dhe sabotimi i institucioneve të Republikës është bashkëpunim i heshtur me Listën Serbe. Futini në zgjedhje dhe le të flasë populli. Sepse nuk mund të jesh me Kosovën ditën, dhe me Serbinë natën. Koha që maskat të bien”, ka shkruar Geci.

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, është vajza e Gani Gecit.

Ky i fundit ka bërë me dije se vajza e tij në asnjë mënyrë nuk do ë votojë një qeveri PDK-LDK. Ai ka bërë me dije se më shumë parapëlqen një koalicion të LDK-së me LVV-në.