Vëllai i Faton Hajrizit: Ai nuk ka qenë kriminel, i tillë është dikush që vret gra e fëmijë

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini ka dorëzuar sot padi ndaj kryeministrit Kurti, Besnik Bislimi, ministres Haxhiu, deputetit Arbër Rexhaj dhe avokatit Gazmend Halilaj. Sipas avokatit Gjini, kjo padi është ngritur pasi ata e kanë quajtur Faton Hajrizin “kriminel”, shkruan lajmi.net. Padia është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Vëllai i Fatonit, Artan…

Lajme

17/10/2024 14:00

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini ka dorëzuar sot padi ndaj kryeministrit Kurti, Besnik Bislimi, ministres Haxhiu, deputetit Arbër Rexhaj dhe avokatit Gazmend Halilaj.

Sipas avokatit Gjini, kjo padi është ngritur pasi ata e kanë quajtur Faton Hajrizin “kriminel”, shkruan lajmi.net.

Padia është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi tha se një avokat deklaroi në një emision se e di se kush e vrau një pjesëtar të policisë, të cilin e ftoi të flasë me fakte, sepse sipas tij, është dënuar pafajësish.

“Vëllai jem i mbajti 20 vjet burg, e ky thotë e di unë kush e ka vra. Për këtë duhet me jep dikush përgjegjësi… Ai nuk ka qenë kriminel, kriminel është dikush që vret gra e fëmijë” deklaroi Hajrizi.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, pasi u arratis nga burgu i Smrekonicës.