Vëllai i deputetit Muja thotë se ndjen keqardhje për vrasjen e policit serb: Rast tipik kriminal

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja është parë të ketë komentuar në portalin serb “Kossev” për Faton Hajrizin. Ai në komentin e tij kishte thënë se Faton Hajrizi duhet të arrestohet dhe të dënohet akti i tij që la të vrarë një polic serb e plagosi një tjetër. Muja këtë e…

Lajme

19/07/2024 21:38

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja është parë të ketë komentuar në portalin serb “Kossev” për Faton Hajrizin.

Ai në komentin e tij kishte thënë se Faton Hajrizi duhet të arrestohet dhe të dënohet akti i tij që la të vrarë një polic serb e plagosi një tjetër. Muja këtë e qujati “rast kriminal”, raporton lajmi.net.

“Rast tipik kriminal. Keqardhje për vrasjen dhe plagosjen e policit tjetër. Shpresojmë që autorët e kësaj vepre të dënueshme do të arrestohen sa më parë dhe do të marrin dënimin e merituar!”

Ndërsa sot, autoritetet serbe njoftuan se Faton Hajrizi është vrarë rreth Llozincës, vendndodhjes ku ai vrau një polic serb e plagosi një tjetër. /Lajmi.net/