Veliaj reagon nga burgu pas fitores së PS-së: Kam mësuar se shqiptarët nuk mashtrohen më nga Salihu &co, 11 maji i vuri vulën
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, që vazhdon të jetë në burg, ka dal me një reagim pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Veliaj në postimin e bërë në Facebook ka thënë se qytetarët e Shqipërisë më nuk i besojnë Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, transmeton lajmi.net Tutje, kryetari i Tiranës…

Lajme
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, që vazhdon të jetë në burg, ka dal me një reagim pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Veliaj në postimin e bërë në Facebook ka thënë se qytetarët e Shqipërisë më nuk i besojnë Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij, transmeton lajmi.net
Tutje, kryetari i Tiranës tha se Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit.
“Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”, tha Veliaj në postimin e tij
Postimi i plotë:
Miqtë e mi,
Nuk di nga t’ia nis. Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë, përpara kësaj vale të jashtëzakonshme mbështetjeje që fshiu çdo dyshim, çdo pretendim, çdo helm e çdo baltë që iu hodh Partisë Socialiste në këto katër vite. 

Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997, kur i treguan vendin të njëjtit personazh grotesk që guxon të rikthehet përpara shqiptarëve, edhe sot, si të ishte një “ofertë e re”. 

Një gjë kam mësuar unë për shqiptarët: nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen.
Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.
Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia
Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.
Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.
Saliu & co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin. Që nga viti 2013 e deri sot, pas çdo humbjeje, kanë folur për vjedhje, për komplot, për një popull që nuk i meriton.
Por, nëse ka një gjë që na dallon ne socialistëve nga rivalët tanë është se ne dimë të dëgjojmë. Ne nuk jemi këtu për veten tonë – ne jemi këtu për të punuar, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Sot, unë jam krenar që jam pjesë e këtij projekti që ka transformuar Shqipërinë. Jam krenar që kam dhënë një kontribut, sado modest, në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që qytetarët e mbështetën masivisht në 11 maj me votën e tyre. 

Sot ndihem i përunjur përpara kësaj mbështetje masive e dua të falenderoj secilin prej jush, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga Amerika në Greqi, nga Anglia në Turqi, që i besuan Partisë Socialiste.
Por, më lejoni që falenderimin më special ta ruaj per Tiranën time të dashur. Për familjen time të dytë. Për kolegët e mi të Bashkisë Tiranë dhe për ekipin e mrekullueshëm të Partisë Socialiste në Tiranë që me punën e përkushtimin e tyre arritën një fitore të paharrueshme.
Jeni të jashtëzakonshëm. Jam krenar për të gjithë ju!/lajmi.net/