Veliaj: Bashkimi kombëtar absurd, njerëzit po vdesin nga ndotja e ajrit (Video)
Para se të takonte kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përuroi qendrën e re të mjekësisë familjare në Tophane.

Lajme
Aty bashkë u pa edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, por që këtë të fundit duket se e zhgënjeu me një deklaratë për bashkimin kombëtar, njofton Klan Kosova.
“Për mua është një absurd nëse flasim për një komb të madh, derisa na vdesin njerëzit nga ndotja e mjedisit. Në Tiranë vdesin 500 veta në vit nga ndotja e ajrit”, ka deklaruar Veliaj.
