“Vejusha e zezë”, fajtore për 400 vrasje

Një grua nga Londra ka organizuar vrasjen e 400 njerëzve, pasi është pjesë e grupit terrorist Al Shabab.

Bota

18/05/2015 18:58

Samantha Lewthwaite është një xhihadiste britanike që mendohet se ka orkestruar një numër të madh sulmesh, përfshirë edhe ekzekutimin e 148 njerëzve muajin e kaluar në një universitet në Kenian Veriore.

Lewthwaite është një vejushë, e diplomuar në Universitetin e Londrës, që besohet se ka lidhje shumë të afërta me kreun e grupit terrorist Ahmed Umar.

Zyrtari i Antiterrorit tha për Daily Mirror se nëna e katër fëmijëve, Lewthwaite është “një person i keq, por shumë e zgjuar”. 31-vjeçarja madje u ka ofruar familjeve të varfra nga 300 funte për t’i përdorur fëmijët dhe gratë e tyre si kamikaze, transmeton Shekulli.