Veç njërën veturë 50 mijë euro, njëra prej arave mbi 400 mijë euro e shtëpia 600 mijë- Deputeti pasanik i Vetëvendosjes
Në Kuvendin e Kosovës ka deputet shumë të pasur, madje të cilët drejtojnë edhe kompani private siç është rasti i Ejup Ahmetit të Vetëvendosjes. Ahmeti njihet për biznesin e tij familjar “Doni Fruits” dhe “Top Fruits”. E në deklarimin e tij të pasurisë, deputeti Ahmeti ka deklaruar arë në vlerë 18 e 480 euro, shtëpi…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës ka deputet shumë të pasur, madje të cilët drejtojnë edhe kompani private siç është rasti i Ejup Ahmetit të Vetëvendosjes.
Ahmeti njihet për biznesin e tij familjar “Doni Fruits” dhe “Top Fruits”.
E në deklarimin e tij të pasurisë, deputeti Ahmeti ka deklaruar arë në vlerë 18 e 480 euro, shtëpi në vlerë 650 mijë euro, arë në vlerë 38.240.00 euro. Duke mos e lënë me kaq ai deklaroi edhe një arë tjetër në vlerë 80 mijë euro, e një tjetër në rreth 400 mijë euro. Po ashtu banesa të cilën e deklaroi në emër të bashkëshortes kap vlerën e 83 mijë eurove. Këto ara ai thotë se i ka të trashëguara.
Kurse një veturë të blerë në vitin 2021, Ahmeti deklaroi se është në vlerë 50 mijë euro. Ai deklaroi në pronësi të bashkëshortes edhe metale të çmuara në vlerë 30 mijë euro, transmeton lajmi.net.
Si kursime të tij deklaroi 25 mijë euro, kurse të bashkëshortes mbi 30 mijë euro të tjera.
Në kuadër të të hyrave vjetore, deputeti deklaroi se bashkëshortja merr mbi 250 mijë lekë nga Shqipëria./Lajmi.net/
https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2026/04/Kuvendi%20i%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs//Ejup%20Ahmeti.pdf