Veç Gërmia heq të nxehtin e këtyre ditëve
Temperaturat e larta në vendin tonë po vazhdojnë të mbretërojnë edhe më tej. E pishina e Gërmisë është destinacioni i parë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere.

Lajme
Përveç Gërmisë, freskinë qytetarët e kërkojnë edhe në Badovc e Batllavë, të cilat janë vende të preferuara edhe për peshkim, transmeton Televizioni Publik.
Në këto ditë të nxehta vere, mjekët kanë kërkuar që fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë të kenë kujdes dhe të mos dalin në pikun e ditës.