Veç 64 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, rritet frika nga Lija e Majmunëve pas dyshimeve për rastin e parë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Lajme
Sipas njoftimit, 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190”, thuhet në njoftim.
Kështu, numri i personave aktivë me COVID-19 aktualisht është vetëm 64, derisa qytetarët kanë filluar të brengosen për Lijën e Majmunëve pas dyshimeve se një person në Dragash ka rezultuar i infektuar.
Mostrat e testimit të personit janë dërguar në Holandë për ekzaminim. /Lajmi.net/