Vdiq derisa po punonte në ndërtim, Policia me detaje për rastin e djeshëm në Veternik
Një 49 vjeçar ka humbur jetën dje në vendin e punës. Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimor, në rrethana të panjohur ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi…
Lajme
Një 49 vjeçar ka humbur jetën dje në vendin e punës.
Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se viktima derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimor, në rrethana të panjohur ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari m/k dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/