Vdesin tri gra, shkaktar plini
3 persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi dhe më pas nga përfshirja nga flakët të një banese në fshatin Polovinë të Kuçovës.
Lajme
Burime nga policia e Kuçovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit P.Dyrma rreth orës 14:30, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit kanë humbur jetën Refije Yzaj 80 vjeçe, Ryzbie Toskaj 60 vjeçe, Resmie Selenica 63 vjeçe, këto të fundit motra.
Në gjendje kritike për jetën është edhe nëna e dy prej viktimave, Mine Dyrma, 90 vjeçe e cila është transportuar drejt spitalit të Beratit e asfiksuar.
Pas fikjes së zjarrit, policia në bashkëpunim me banorë të fshatit ka nisur punën për njerrjen e trupave të pajetë nga banesa.
Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që u mori jetën tre grave. Dy prej të cilave mendohet se janë vajzat e 90-vjeçares që është shtruar në spitalin e Beratit, raporton gazeta Shqiparja.com.