Vdesin 36 persona nga sulmet në Irak

Së paku 36 njerëz kanë humbur jetën sot në disa sulme të ndara në Irak, kanë thënë zyrtarë të policisë.

Bota

05/10/2015 19:48

Sulmi i parë ka ndodhur në qytetin Khalis, 80 kilometra verilindje të Bagdadit, duke lënë të vrarë 15 persona.

Sulmi i dytë ka ndodhur në qytetin Al Zubair, 15 kilometra në jugperëndim të qytetit Basra,duke lënë të vdekur 10 persona tjerë.

Edhe një sulm tjetër ka ndodhur në Bagdad duke lënë të vdekur 12 persona dhe dhjetëra të plagosur./rel