Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati

Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati. Këtë e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, duke shtuar ky lajm tronditi të gjithë ata që e njohën Feratin, përcjell lajmi.net. “Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga…

Lajme

31/03/2023 22:09

Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati.

Këtë e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, duke shtuar ky lajm tronditi të gjithë ata që e njohën Feratin, përcjell lajmi.net.

“Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve. Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë. Do të na mungosh mik. Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Më poshtë edhe postimi i plotë: