Vdes si shkak i një aksidenti trafiku, djali i heroit të kombit Jashar Salihu

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Zvicër, i mori jetën një të riu. Bëhet fjalë për Blerim Salihun, djalin e heroit të kombit, Jashar Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit. “Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti…

Lajme

15/06/2026 09:41

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Zvicër, i mori jetën një të riu.

Bëhet fjalë për Blerim Salihun, djalin e heroit të kombit, Jashar Salihu.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

“Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti tragjik në Zvicër, ka humbur jetën djali i axhës tonë Blerim Jashar Salihu, (Blerimi ishte i biri i Gjeneral Jashar Salihut)”, thuhet në njoftimin mortor.

Të njëjtit nuk e bënë të ditur kohën dhe vendin e varrimit./Lajmi.net/